
Muzeu i Armëve Gjirokaster
Rruga Gjin Bue Shpata
Gjirokaster Gjirokastër County
Albania
19:00
19:00
19:00
19:00
19:00
19:00
19:00
Sind Sie der Eigentümer dieses Unternehmens?
Schlagen Sie eine Änderung vor
Museum
Muzeu i Armëve Gjirokaster
DETAIL
Muzeu kombëtar i arm... ... (Zone)
Muzeu Kombëtar i Armëve ndodhet në brendësi të kështjellës së Gjirokastrës. Muzeu u hap në 1971, si e para në Europë që i dedikohet plotësisht evolimit të armëve. Mbi 300 objekte origjinale të përzgjedhura e transportuara nga një grup ushtarakësh, dëshmojnë periudha të ndryshme historike në Shqipëri. Armët janë të ekspozuara sipas një rendi kronologjik, nga Antikiteti për të vijuar me Mesjetën, Rilindjen Kombëtare, periudhën e Pavarësisë dhe Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Muzeu ekspozon gjithashtu armë trofe, ndërsa nuk mungon ilustrimi në vepra arti si skulptura, piktura apo fotografi.
Burgu i kalasë (Zone)
I hapur në vitet ’70, Muzeu Kombëtar i Armëve ndodhet në zonën e “riedukimit” të ish-burgut. Në vitet ’30, Mbreti Zog ndërtoi burgun e projektuar nga italianët, i cili dukej krejt ndryshe nga pjesa tjetër e kalasë. Për ndërtimin e tij u përdorën gurët e marrë nga ujësjellësi i ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, burgu u përdor nga forcat pushtuese italiane dhe gjermane. Pas luftës, komunistët e zgjeruan burgun dhe e përdorën për të izoluar kundërshtarët e regjimit të ri. Thuhet se oborri përdorej si hapësirë ekzekutimi, sidomos gjatë viteve të para të regjimit, kur kundërshtarët politikë të Enver Hoxhës u sollën këtu nga kampet e punës përqark Shqipërisë. Burgu u mbyll në vitin 1968, kur filluan punimet për Muzeun e Armëve. Në fillim të viteve ’70, disa nga qelitë u shndërruan në hapësira muzeale. Shkrimet mbi mure janë nga gazetat dhe letrat e komunistëve dhe anti-zogistëve të cilët ishin të burgosur këtu gjatë kohës së pushtetit të Mbretit Zog dhe pushtimit italo-gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata që u burgosën këtu nga regjimi komunist nuk përmenden.
Njësitë guerile (Punkt)
“Ndërkaq njësitë guerile në qytetet dhe krahinat e pushtuara zhvillonin veprime të ndryshme luftarake diversioni kundër armiqve. Pas krijimit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Nacional-Çlirimtare shqiptare, njësitë guerile të zonave të pushtuara jo vetëm nuk u likujduan por u forcuan edhe më tepër. Në Tiranë, në tetor 1943 vepronin 47 njësi guerile me 530 luftëtarë të armatosur me pushkë, automatikë, pistoleta e revolver, armë të rrëmbyera nga armiku.”
Pas luftës (Zone)
Ekspozita fill pas çlirimit me armë trofe gjermane italiane Partizanë të brigadës së 20 pas luftimit Robër gjermanë
(Punkt)
Shoqëria “Krahu” filloi nga ndërtimi i burgut të përgjithshëm që do të ngrihet në kalanë e këtushme. “Demokratia” 27.4.1929
(Zone)
Gardiani i thotë të burgosurit Jaho Gjolikut: -Aty te kashta do qëndrosh! Lipe Bogai ( i burgosur) -Rroba e ushqime i jap unë, në kashtë nuk do të qëndrojë.
(Punkt)
Para ca ditë u bë inaugurimi i fillimit të punimeve të burgut të përgjithshëm. Fjalim nga prefekti, kryesia e Bashkisë. Si mori fund ceremonia të ftuarit u gostitën me liqere dhe me ëmbëlsira të ndryshme. “Demokratia” 1 Janar 1930
Burgu i ri (Punkt)
Këtë javë të gjithë të burgosurit, që qëndronin në godina private, u shpunë në burgun e ri që u ngre në kalanë e qytetit. ‘’ Të burgosurit kapin shumën përafërsisht 200 veta. Thuhet se do të dërgohen edhe të tjerë nga viset e ndryshme të Shqipërisë. ‘’Sot ata qëndrojnë në rrogozë të shtruar me çimento. ‘’ Për së shpejti do t’u jepet të burgosurve si gjellë edhe çorbë çdo ditë…
(Punkt)
E shtunë 15 Prill 1944: Sot në mëngjes suallën katër gra e një mëmë me dy çupat e saj dhe një grua tjetër. Pas dite edhe dy të tjera, mëmë e bijë. Duket se armiqtë kanë vendosur jo vetëm t’i mbyllin shtëpitë, por edhe transferojnë qytetin në kalanë e Argjiros. E diel 16 Prill 1944: Në mëngjes dëgjuam se kanë sjellur edhe dy të burgosura të tjera, mëmë e bijë. E premte 21 Prill 1944: E vetmja ditë që s’patëm ‘’mysafirë’’. E shkojmë kohën edhe me ‘’Gjeneral Domaten’’. Është një ballist që bën roje çdo ditë e heq rëndë…Flet me fjalë të mëdha, që shumë herë nuk ia di kuptimin, e ne i themi ‘’Gjeneral Domatja’’. E diel 23 Prill 1944: Sot është dita më e dëshpëruar në burg, mësuam se kishin ekzekutuar katër të burgosur: Asim Meron, Reiz Selimin, Laze Selimin dhe Reshat Vejselin. E mërkurë 26 Prill 1944: Jashtë sallës dëgjohet zhurmë. Sollën njëzet e tre veta nga Derviçani, midis tyre edhe një shoqe.
Klambi nika dhe push... ... (Punkt)
Bejlerët e kishin burgosur këtu. Qe njohur me komunistët, kish mësuar rrugën që të çonte tek jeta e vërtetë. Një ditë vjen e shoqja dhe midis kësaj dhe të burgosurit zhvillohet ky dialog: -Ta shesim pushkën. Unë e di se ku e ke fshehur. -Ç’thua kështu? Pushkën? -Jemi keq për bukë, ajo këtu nuk të hyn në punë. -Shit çdo gjë, enët, shtresat e mbulesat, por pushkën jo. -Unë do dal këtej e do të hedh pushkën krahëve. Pa në mos dalça unë, do ta marrësh pushkën ti.
(Punkt)
‘’Dyert e Universitetit ishin të mbyllura në atë kohë për ne…Un për një arësye a për një tjetër nuk harrita as të regjistrohesha në ndonjë fakultet…Po atë që s’do ta gjeja në asnjë universitet e mësova në burgjet e Tiranës e të Gjirokastrës, që janë në të vërtet universitetet e mia… Lefter ….
(Punkt)
‘’Dyert e Universitetit ishin të mbyllura në atë kohë për ne…Un për një arësye a për një tjetër nuk harrita as të regjistrohesha në ndonjë fakultet…Po atë që s’do ta gjeja në asnjë universitet e mësova në burgjet e Tiranës e të Gjirokastrës, që janë në të vërtet universitetet e mia… Lefter ….
(Punkt)
’...Lefter Talua edhe kur ndodhej në burg ishte shumë i vendosur për zbatimin e urdhërave të Partisë, të cilat i kryente me përpikmëri. Kjo e bëri të pranohej si anëtar partie që në burg…Lefteri dallohej midis shokëve të tij nga temperamenti revolucionar, nga dashuria dhe kujdesi për shokët…’’
(Punkt)
Okupatorët dhe tradhëtarët qarkullojnë në qytet si xhelatë. Arrestojnë nënat dhe motrat shqiptare, i mbyllin nëpër burgje, i rrahin… dhe po t’u shkrepet egërsirave të dëshpëruara ato i varin. Para pak kohe ata muar një vajzë nga Qeparoi dhe e varën barbarisht. Më vonë muar një vajzë tjetër nga Gjirokastra, Bule Naipin, dhe e varën si të parën…Populli pret me padurim ditën e ndritur të hakmarrjes mbi barbarin fashist dhe mbi katilët e vëndit. Buletin i Luftës NÇL.
22 qershor 1933 (Punkt)
‘’…Për burgun janë harxhuar me miljonë dhe janë vendosur në të njerëz nga të gjitha anët e Shqipërisë…Hyrja e burgut të sjell në mëndje me një herë budrumet e dëgjuara të Turqisë. ‘’…282 janë të burgosurit. Gjirokastra ka nevojë për gardianë burgu. Këta janë të pakët, kurse do të ishte mirë që të shtoheshin akoma, se edhe të burgosurit janë mjaft dhe vëndi është i gjerë.’’
(Punkt)
‘’Hekurat e dritares i premë brenda 10 ditëve, i lyem me qiki, pluhur qymyr dhe përgatitëm litar 20-25 metra të çilën e lagëm brenda 20 minutave….Zbritëm… Një grua para shtëpisë Çoçolit na ndihmoi që të dilnim drejt malit të gjerë. Alarmi u dha në burg. Ngjitem me vrap në mal…Një bari në mal na gostiti me dhallë e me dëborë mali. Mëngjesi na zuri lart, në mes të malit të gjerë...
(Punkt)
Derdëlisuni si të doni. Partia do të rrojë sa malet tona dhe armiqtë do të zhduken. P.Kokëdhima
(Punkt)
E dashur nënë! ‘’…Duaje dhe mbroje çdo vajzë partizane, ashtu siç më doje mua! Të rrojë partia! Dita e Çlirimit është e afërt! Partizanët do të na e marrin hakun.’’
(Punkt)
Bule Naipi para gjyqit. ‘’Vajza shqiptare nuk trembet as nga plumbi, as nga litari. Ju duhet të trembeni dhe jo unë, sepse ju jeni ata që po jetoni orët e fundit.’’


{local.card.nearby.tours}
Gjirokastër Museum
Ismail Kadare's House
Bazar Mosque
Babameto House
Topulli House
Rruga Pazari i Vjetër Pllake
Rruga Sokaku i te Mareve